Berisha: Edhe njëherë, i them gjykatëses me tre emra, na thuaj je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për vepra llumi?

Në fjalimin e tij të ditës së sotme ish kryeministri Sali Berisha iu kthye sërisht akuzave ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Berisha tha se, gjyqtarja me tre mbiemra është përzënë për vepra llumi, por atë e mbulon Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edhe njëherë, i them gjykatëses, me nder gjykatëses me tre emra: na thuaj je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për vepra llumi?

Është përzënë miqtë e mi, por e mbulon Edi Rama.

Por përse e mbulon Edi Rama? Se është përzënë dhe ai, se është burgosur edhe ai. Se edhe ai vjen nga bota delinkuente.

Edi Rama nuk ka normë morale që nuk ka thyer.

Njeriu që ka hyrë në histori si kryeministri që ka vjedhur më shumë në të gjitha kohërat, u zotohet shqiptarëve se unë dy metra i gjatë nuk mund të vjedh.

Tallet me shqiptarët, tallet çdo ditë në një cinizëm ekstrem.

Kalon nga një qytet në një qytet tjetër, duke mashtruar.

Ishte sot në Kukës. Prej 6 vitesh, miliona shqiptarë që kalojnë në atë rrugë, paguajnë taksën.

Dhe në 6 vite, në Rrugën e Kombit nuk është bërë asnjë investim. Po përfundon një urë dhe tani do e shesë si naftën e Shpiragut, si ura e vetme në Europë.

Në fakt i vetëm është ai që mashtron në çdo gjë qytetarët e këtij vendi çdo ditë, duke menduar se ata hanë bar. Unë e garantoj se shumë shpejt qytetarët e këtij vendi do i tregojnë atij vendin që meriton.


Shtuar 12.03.2024 19:58