Barcelona dhe Napoli kërkojnë kualifikimin në çerekfinale, formacionet zyrtare

Barcelona është nikoqir i Napolit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finalen në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Katalunasit kërkojnë kalimin në çerekfinale të Championsit, por nuk do ta kenë të lehtë përballë Napolit në formë të lartë.

Ndeshja e parë në Diego Armando Maradona stadium në Itali përfundoi baras 1-1, me Robert Lewandowskin që shënoi për Barcelonën dhe Victor Osimhen që barazoi për vendasit.

Xavi Hernandez në këtë sfidë duhet t’ia dalë pa yje si Frenkie de Jong, Pedri, Gavi e Alejandro Balde.

Ndërkohë te Napoli nga minuta e parë në fushë do të jetë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen; Cancelo, Araujo, Kounde, Cubarsi; Christensen, Fermin, Gundogan; Yamal, Raphinha, Lewandowski.

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Traoré; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia


Shtuar 12.03.2024 19:57