Këngëtarja Rezarta Shkurta është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në ishujt Maldive.
Ajo ka ndarë disa momente me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku në një prej tyre shfaqet dhe në krahët e bashkëshortit të saj, Ermalit, nipin e Enver Hoxhës.
Bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të vogël, Hera, Rezarta është larguar nga rutina e përditshme për të shijuar pikërisht ato çaste intime nën diellin dhe plazhin e Maldiveve.