EMRI/ Shpërthim i fuqishëm në Lushnje, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në ambientet e një kompanie në Lushnje.

Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Nga shpërthimi ka mbetur një viktimë dhe 4 të lënduar, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një vinçier që ka prekur linjën e tensionit te lartë.

Roland Hoxha është personi që mbeti i vdekur nga shpërthimi në magazinë.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.


Shtuar 1.03.2024 16:09