Aksidenti në aksin ‘Fier-Lushnjë’, arrestohet shoferi i makinës, përplasi të moshuarin që po lëvizte me biçikletë

Arrestohet shoferi i makinës që përplasi një 80-vjeçar teksa po lëvizte me biçikletë në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”.

“Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, ku automjeti me drejtues shtetasin A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. K., 83 vjeç, ju informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë 48-vjeçarin”, njofton policia.

Ndërkaq, 83-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve.


Shtuar 1.03.2024 16:30