Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është shfaqur i zemërua në konferencën e sotme për shtyp, ku kërkoi që Fulham t’i kërkojë falje Bruno Fernandes për postimin në TikTok.
Rivali i Manchester United nga Liga Premier ka publikuar në rrjetin social një video nga ndeshja e fundit ndaj Djajve të Kuq ku në fokus është futbollisti portugez.
Fernandes simuloi një faull gjatë një aksioni në ndeshjen kundër Fulhamit, duke u rrokullisur nga “dhimbja” dhe duke kërkuar një goditje dënimi dhe më pas e mori veten për mrekulli kur topi ishte sërish në zotërim të skuadrës së tij.
“It’s not right. It’s absolutely not right” ?
Erik ten Hag says Fulham should apologise for a TikTok video poking fun at Bruno Fernandes during their win against Man Utd ?pic.twitter.com/yNbeDf2xUb
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) February 29, 2024
Klubi Craven Cottage postoi pamjet me mbishkrimin: “Shumë të lumtur që ai është mirë”.
Ten Hag mbrojti futbollistin e tij dhe kërkoi që Fulham t’i kërkojë falje, gjë që vështirë se do të ndodhë.
“Është absolutisht e gabuar që klubi të publikojë diçka të tillë, krejtësisht gabim. Ata duhet të kërkojnë falje për këtë”, ka thënë Ten Hag dhe e përshkroi Fernandes si një futbollist pasionant.
Fulham e mposhti Unitedin me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së shkuar në Ligën Premier. /Telegrafi/
@fulhamfc So glad he’s ok… ? #fulhamfc #premierleague #brunofernandes ♬ sonido original – ♫ ♪ ?????????? ♫ ♪