Një ditë më parë, policia e Tiranës njoftoi zbardhjen e plote të ngjarjës së datës 4 janar 2022 në Don Bosko, ku u vra Erjon Cela dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Sipas drejtorit të Tiranës Tonin Vocaj këtë krim e ka kryer Kevin Zeneli bashkë më persona të tjerë të pa indentifikuar.
Policia thotë se objektiv kane qënë Geron Hasanbeliiu dhe nipat e tij.
Kjo është dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj të cilët ishin pagur për këtë krim por më pas u tërhoqën.
Indrit Beqiraj: Më dhanë 2 mijë euro për një banesë me qira afër zonës ‘Don Bosko’ te lokali Fokus.
Për 10 ditë, që prej orës 07:30 kemi ndjekur në distancë lëvizjet e tij Geronit . Ilirjani kërkonte me instistim që të kryenim vrasjen. Mësuam se Geroni vinte në lokal rreth orës 17:30.
I thashë të martën e kam ters, nuk e vras, do gjuaj të mërkurën. Geroni erdhi mëngjesin e të hënës, piu kafe dhe pasdite nuk erdhi më.
Pasi diskutova me vëllain dhe me Kevin, dyshuam se na kishte tradhtuar Ilirjan Feçi.
Pasi larguam Fecin se dyshonim se na shiti, Kevin Zeneli foli në aplikacionin Signal me ‘fratelon’ (nofkë që i kishin vënë Kasandër Nogës).
Ai urdhëroi të vrisnim nipat e Geronit pasi ky i fundit s’vinte më në atë lokal.
Për nipat do merrnim 50 mijë euro. I lokalizuam në një dyqan Tabachino pranë zonës së Astirit, por kishte shumë njerëz dhe nuk qëllova”.
Në dëshminë e tij Beqiraj ka treguar se ishte informuar në televizor për ngjarjnë e Dom Boskos.
Po ashtu në dëshminë e dhënë në atë kohë ka treguar se ka ndihmuar Kevin Zeneli për tu larguar nga shqipëria
Indrit: Më datë 04.01.2022, ka ndodhur një ngjarje në Don Bosko tek lokal Fokus, ku është qëlluar me armë dhe janë vrarë persona, kam parë në lajme ngjarjen ku ndër të tjera, pashë nga kamerat edhe makinën Benz që më kishin sjellë mua më parë për të vrarë Manecin dhe që ma mori Kevin pa lajmëruar.
E kam telefonuar Kevin direkt por nuk ma ka hapur telefonin.
Nga data 06.01.2022 më telefonon Kevin dhe më kërkon një test Covidi për të kaluar kufirin, ia bëj në Durrës tek një laborator i Ergys Hoxhës me emrin “Kasa” që ndodhet në Kënetë në Rrugën Vllazërimi.
Ia kam bërë dhe ka ardhur për ta marrë vetë dhe ka paguar lekët për testin dhe më la dhe mua 50 Euro.
Kevinin e nxorra direkt tek Ura e Dajlanit në këmbë dhe gjatë kësaj kohe e pyeta për punën e Don Boskos dhe thashë që ç’a bëtë pse u gabua objektivi se është gjynah se u vra tjetër për tjetër.
Më tha u gabua informata. Kur e pyeta se me kë kishte qenë ai nuk më tregoi emër a person por më tha që i kishte dhënë njërit një shumë prej 50.000 Euro dhe Kevinin e mori nga Ura e Dajlanit një makinë tip Porsche Cayene.
Kevin është larguar drejt Kroacisë pastaj Gjermanisë dhe në dijeninë time është takuar dhe me Kasandrin i cili i ka kërkuar llogari për ngjarjen tek Don Bosko