Arsenali ka hyrë në histori të Premier Ligës pas fitores ndaj Newcastle

Arsenali ka bërë historinë në Ligën Premier pas fitores së thellë me rezultat 4-1 ndaj Newcastle United në ‘Emirates’.

Pasi Liverpooli dhe Manchester City siguruan fitoret e tyre, “Topçinjtë” u futën në këtë duel ndaj Newcastle me pesë pikë larg liderit.

Gjatë fitores së tyre ndaj Newcastle, Arsenali ka thyer një rekord duke hyrë në histori të Ligës Premier.

Sipas TNT Sports, Arsenali ka shënuar 17 gola para se të pësojë një të tillë, që është rekordi i tyre më i gjatë pa pësuar gol në histori të Ligës Premier.

Kjo seri eventualisht u ndërpre pas golit të nderit që shënoi mesfushori i Newcastle, Joe Willock, në çastet e fundit të takimit.

Para kësaj ndeshje me Newcastle, hera e fundit kur Arsenali kishte pësuar gol ishte në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Liverpoolit në fillim të muajit shkurt.

Që atëherë, ata kanë shënuar gjashtë gola ndaj West Hamit, pesë ndaj Burnleyt dhe katër ndaj Newcastle.

Të besuarit e Artetas kanë qenë mjaft të kujdesshëm në fazën defanzive, teksa kanë mbajtur dhjetë porta të pastra këtë sezon, më shumë se çdo ekip tjetër në ligë./Telegrafi/


Shtuar 25.02.2024 12:27