Tragjike/ Nëna digjet bashkë me katër fëmijët e mitur, publikohen mesazhet e fundit që ajo ka lënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Misuri të SHBA-së,  ku një nënë i ka vënë zjarrin shtëpisë, ku ka shkaktuar vdekjen e saj dhe katër fëmijëve.

Sipas mediave të huaja, ajo kishte mosmarrëveshje me dy baballarët e fëmijëve të saj, për kujdestarinë.

Nëna 39-vjeçare që vuri zjarrin në orët e para të së hënës quhej Bernadine Prusner, e cila në fakt dikur ishte shpallur mësuesja e vitit në Misuri.

Nga zjarri vdiqën 9-vjeçaret binjake Eli dhe Ivy, 5-vjeçari Jackson dhe 2-vjeçarja Millie.

“Ajo që ne po vlerësojmë është se Bernadine i vuri flakën një dysheku e më pas zjarri u perhaps”, tha një zëdhënës i policisë.

Në shtëpi u gjet një shënim, në të cilin gruaja tregonte arsyen pse po i jepte fund jetës së saj dhe të fëmijëve.

Disa orë para se t’i vinte flakën vetes, Prausner kishte postuar një foto me fëmijët e saj në “Facebook”, ku shkruante: “Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta. Ky është momenti im më i mirë”.

Të dielën në fakt ajo kishte bërë një tjetër postim ku shkruante “ne kundër gjithë botës. Jam e bekuar që jam nëna e tyre. Jeto çdo ditë sikur të ishte e fundit”.

 

Një postim në faqen GoFundMe të 39-vjeçares, thotë se Pruessner ishte në një moment të keq pas një beteje për kujdestarinë me babain e binjakëve.

Në vitin 2017 çifti ishte divorcuar me kujdestari të përbashkët, por babai i fëmijëve në vitin 2023 i ishte drejtuar drejtësisë pasi 39-vjeçarja, dëshironte të  shpërngulej në një periferi të St. Në dosjen e çështjes, babai shprehu shqetësimin e tij se ish-gruaja e tij do të ishte më afër nënës së saj, të cilën ai e cilësoi si “psikotike”.

39-vjeçarja dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje të ngjashme me babanë e dy fëmijëve të saj të tjerë.

Baballarët e katër fëmijëve, thanë në një deklaratë të përbashkët se “ne jemi të fokusuar në nderimin e jetës së katër fëmijëve tanë të mrekullueshëm dhe planifikojmë ta bëjmë këtë së bashku”.


Shtuar 23.02.2024 08:21