Berisha: Nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por ishin shqiptarët

Sali Berisha, tha sonte se për Edi Ramën, problemi nuk është Serbia, por Kosova. Madje ai këto komente i bëri në prani të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

“Edhe dje në praninë e sekretarit Blinken, për këtë bufator të shpifur të Beogradit nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por ishin shqiptarët, ishte Kosova. O tradhtar, 20 shkurti po vjen, shqiptarët do të japin ty, atë që meriton. Në rast se duam këtë komb, duam fëmijët tanë, duam veten tonë, dua të ndalemi dhe të mendojmë se Shqipërinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët, se drejtësinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët. Se demokracinë në Shqipëri, e ndërtojnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.

Ndaj dhe të besojmë tek njëri-tjetri. ADN-ja shqiptare, idealet e lirisë së shqiptarëve, por mbi të gjitha dinjiteti i qytetarëve shqiptarë, dhe me 20 shkurt të mblidhemi sepse 20 shkurti është fundi i tiranëve, është dita në të cilën shqiptarët përmbysin tiraninë. Le ta bëjmë 20 shkurtin ditën e dinjitetit tonë, ditën e guximit tonë, ditën e trimërisë tonë, ditën e idealeve tona, ditë e demokracisë, ditën e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarët.”


Shtuar 16.02.2024 20:19