Berisha nderon Navalnyn: 1 minutë heshtje për opozitarin e pamposhtur ndaj regjimit barbar të Vladimir Putinit

Lideri i opozitës, Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, ka mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalny.

Berisha tha se Navalny do të mbetet frymëzim për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet.

Berisha: Në këtë fjalë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Aleksej Navalnyt.

Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Navaly do të mbetet frymëzimi i tij. Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari kundër diktatorit mizor dhe regjimit të tij.

Ndaj dhe ju ftoj ju luftëtarë të lirisë, ta nderojmë me 1 minutë heshtje këtë luftëtar të lirisë, frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave, regjimeve putiniste kudo që ndodhen.


Shtuar 16.02.2024 20:33