Presidenti i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke, në një konferencë në Bruksel foli në lidhje me zgjerimin e BE.
I pranishëm në konferencë është edhe kreu i qeverisë, Edi Rama i cli ndodhet për një vizitë dy-ditore në Bruksel.
Ropke tha se nuk duhet të vonohet zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Prëndimor.
“Gjatë viteve të fundit kontesti gjeopolitik ka ndryshuar në mënyrë drastike. Në nismat kemi përfshirë të gjitha vendet kandidate, përfshirë edhe Shqipëria. Duhet të angazhohemi se edhe pse anëtarësimi duhet bazuar në meritë, ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të forcuar shoqërinë civile. Po nisim një fazë të re pasi kjo nismë do të nisë.
Jam i bindur që mund të sillni nisma dhe pikëpamje të reja. Nuk është vetëm një drejtim njëkahësh, ndaj vendosëm të çelnim dyert për të përfshirë përfaqësuesit tuaj në punën tonë. Reagimi për vendet në zgjerim ishte mbresëlënës, më shumë se 600 aplikime”, tha ai./albeu.com