Katër të pandehur me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K. janë akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë për shpërndarje të substancave narkotike.
Në aktakuzë thuhet se më 5 qershor 2026, në Gjakovë, ata kanë vepruar së bashku për t’u shitur personave të ndryshëm lloje të ndryshme narkotikësh. Sipas Prokurorisë, shitjet janë dokumentuar me masa të fshehta hetimore, përfshirë blerje të simuluara.
Të lidhura
None found
Gjatë kontrolleve dhe bastisjeve në shtëpitë e të pandehurve, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 270.45 gramë kokainë, 146.79 gramë heroinë e përzier me paracetamol dhe kafeinë, si dhe 10.97 gramë marihuanë. Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë bëhet e ditur se substancat ishin ndarë e paketuar në qese najloni, gati për shitje.








