A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Basha u përgjigjet qytetarëve LIVE (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka nisur një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

I pyetur nga një qytetar nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Basha tha:

“Uroj shumë, këto janë tre kërkesat kryesore që kemi. Së pari vendit t’i jepet mundësia për zgjedhje të parakohshme, së dyti që ky proces të garantohet dhe rregullat e lojës të jenë të barabarta për të gjithë dhe së treti këto rregulla të zbatohen.

Për këtë arsye ne i qëndrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi paraqitur në 16 shkurtin e vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore”.


Shtuar 6.02.2020 17:58