Hetimet kishin nisur që në tetor, si u pikas banda me “kokë” shqiptare në Mykonos (VIDEO)

Detaje të reja janë mësuar lidhur me mënyrën sesi funksionte grupi i shpërndarjes së drogës në ishullin e Mykonos.

Protothema” ka nxjerrë detaje dhe pamje sesi Policia greke prangosi 4 të arrestuarit, mes tyre shqiptari Gjergji Kapaj, ndërsa ka shpallur në kërkim 3 persona të tjerë. Gjatë ditës së djeshme, në prangat e Policisë ranë dy 30-vjeçarë dhe dy 43-vjeçarë.

Të lidhura

None found

Ndaj tyre u ngrit akuza; trafik i lëndëve narkotike, vjedhje e dokumenteve, falsifikim dokumentash; armëmbajtje pa leje etj.

Operacioni për kapjen e tyre nisi në tetor të vitit të kaluar, ku në Polici u denoncua se një i ri shqiptar qarkullonte me një motor “Triumph Tiger” dhe se çdo ditë shpërndante 200-300 gr kokainë.

Për të kapur të dyshuarit, Policia përgjoi për një kohë të gjatë telefonatat e tyre, madje përdori dhe dronë për t’u ndjekur lëvizjet, derisa më në fund i vuri në pranga. Ndërkohë që 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se merreshin me transportin e kokainës, nga Haga deri në Greqi.

Paraleliesht vëmendje e veçantë po i kushtohet të kaluarës kriminale të anëtarëve të organizatës të trafikut të lëndëve narkotike, veçanërisht liderit shqiptar. Ai u la i lirë në vitin 2015 edhe pse ishte dënuar me 47 vite burg.  Grupi merrte dhe transportonte shumë pak kokainë, të cilën e shprëndate vetëm tek “klientët e zgjedhur”.

Në banesat e të prangosurbe u gjetën gjithsej 76.5 gram kokainë; 259 gram kanabis; 50,52 gram alikot metamfetaminë alikot; dy peshore precize; një pistoletë Glock; fishekë; karta ID të rreme; 2 motoçikleta dhe një veturë në vlerë 6865 euro. Deri më tani rre nga katër të arrestuarit kanë zgjedhur që ta “kyçin” gojën para Policisë, duke refuzuar që të dëshmojnë. Ndërsa një prej tyre ka pranuar se 10 gram kokainë që ia kishin gjetur në shtëpi i kishte për shitje te klientët e tij.


Shtuar 6.06.2021 15:45

CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobetJojobetMatadorbetMeritking