Rusia: Kremlini po “ngre” një “Wagner” të ri në Afrikë

Kremlini ka filluar, sipas asaj që raporton Bloomberg, të rekrutojë mijëra mercenarë të cilët dëshiron t’i dërgojë në gjithsej pesë vende afrikane, për të zëvendësuar njerëzit e mbetur të Wagner-it të vjetër të Yevgeny Prigozhin, i cili tashmë është “shpërbërë” zyrtarisht.

Më konkretisht, autoritetet ruse thuhet se duan të rekrutojnë rreth 20,000 njerëz në mënyrë që ata të ndërmarrin veprime më pas: në Mali, Burkina Faso, Niger, Libinë Lindore (në favor të Dhomës së Përfaqësuesve) dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Pas kryengritjes së dështuar dhe vdekjes së Prigozhin, shumë nga luftëtarët e Wagner nënshkruan kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse, dhe ata të cilët kanë eksperiencë, tani mund të tranferohen në “forcat afrikane” të reja të Kremlinit të quajtura “Korpusi i Afrikës”.

Korpusi i Afrikës ishte emri i forcës së ekspeditës naziste gjermane që luftoi në Afrikë në vitet 1940.

“Rusia po formon “Korpusin e saj Afrikan” për të kontrolluar perandorinë e biznesit të Wagner”, vëren Bloomberg, ndërsa faqja e internetit Gzero kujton se mercenarët e Prigozhin ishin të përfshirë në tregtinë e arit afrikan, diamanteve dhe mineraleve të tjera të çmuara.


Shtuar 31.01.2024 16:34