​Hovenier takohet me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, kërkon të shtyhet vendimi për dinarin serb

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka njoftuar se është takuar me Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Në llogarinë e tij në X, Hovenier tha se ai përsëriti shqetësimet e Shteteve të Bashkuara në lidhje me vendimin e BQK-së sa i përket ndalimit të dinarit serb.

“Sot pata një takim produktiv me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së për zbatimin e rregullores së ndryshuar për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ tek qytetarët”, tha Hovenier.

 


Shtuar 29.01.2024 11:24