Lautaro Martinez barazohet me Mauro Icardin, por mbetet ende larg rekordit te Interi

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, barazoi golat e Mauro Icardit me Nerazzurrët pasi shënoi golin e parë në ndeshjen kundër Fiorentinës të dielën.

El Toro i dha epërsinë Interit në minutën e 14 në Stadio Franchi, duke mposhtur Pietro Terracciano me një goditje të tmerrshme me kokë.

Lautaro tani është golashënuesi i tetë më i mirë i Interit së bashku me Icardin. ‘Maurito’ kishte shënuar 124 herë në 219 ndeshje të Interit.

Lautaro ka shënuar të njëjtën sasi golash, por në 266 paraqitje me Nerazzurrët.

Giuseppe Meazza është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Interit me 284 gola. /Telegrafi/


Shtuar 29.01.2024 10:02