Klubi arab kërkon transferimin e yllit të Realit menjëherë

Liga Saudite Pro vazhdon kërkimin e saj për yje evropianë për të forcuar konkurrencën e saj dhe në këtë afat kalimtar dimërorë, ata kanë vënë syrin te legjenda kroate Luka Modric.

Mesfushori 38-vjeçar ka humbur rëndësinë në Real Madrid nën drejtimin e Carlo Ancelotti, me kontratën e tij që i vjen fundi në fund të sezonit aktual, duke nxitur spekulimet për largimin e tij të afërt.

Me synimin për ta kthyer Modric në një nga yjet e ligës së saj, Saudi Pro League i ka paraqitur një ofertë miliona dollarësh Real Madridit për të siguruar shërbimet e tij në këtë moment.

Përveç kësaj, propozimi përfshin një kontratë për lojtarin që tejkalon dyfishin e pagës së tij aktuale në klubin Los Blancos.

Al Ittihad është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Modric, me klubin arab që kërkon ta bëj një mesfushë të fortë me kroatin, francezin N’Golo Kante dhe brazilianin Fabinho.

Për 38-vjeçarin është gati një kontratë prej dy viteve e gjysmë me pagë prej 20 milionë eurove neto në sezon, shumë që po e tërheq mesfushorin që të pranojë ofertën e klubit arab.

Përveç Al Ittihad, edhe Al Nassr dhe Al Hilal kanë shprehur interesim për transferimin e ish-fituesit të Topit të Artë, megjithatë skuadra e udhëhequr nga Marcelo Gallardo është favoriti kryesor.

Modric këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me Real Madridin duke realizuar një gol e duke asistuar në gjashtë të tjerë, megjithatë në shumë prej ndeshjeve ai është futur në lojë nga banka rezervë. /Telegrafi/


Shtuar 28.01.2024 19:25