Donaldo Mëllugja pritet të firmosë me Erzenin. Mesfushori i Egnatias do të largohet kështu nga rrogozhinasit, ku kontrata e tij vlente deri në verën e vitit 2025.
Kështu raporton SuperSport për 28-vjeçarin. Mëllugja gjatë këtij sezoni ka luajtur 18 ndeshje, ku 7 prej tyre i ka nisur si titullar.
Në fushë ka asistuar dhe 2 herë. Ky do ishte përforcim me mjaft vlera për Erzenin, që ka larguar një pjesë të mirë të lojtarëve këtë janar.
Largimet i ka zëvendësuar me të tjerë futbollistë, megjithatë po punon që të plotësojë boshllëqet. Kujtojmë se shijakasit mbajnë aktualisht vendin e 8 në renditje. /newsport.al/