Agnelli: Për shumë vite kam kërkuar reformë në UEFA, Superliga është një përgjigje ndaj një sistemi të dështuar

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është duke mbajtur konferencë për shtyp me ish-Drejtorin sportiv, Fabio Paratici.

Agnelli u pyet për vendimin e Juventusit për të qëndruar besnik projektit të Superligës Evropiane, ku më pas italiani ka shpjeguar vendimin e tij.

“Superliga nuk është një grusht shteti, por një klithje dëshpërimi e alarmit të një sistemi që, me vetëdije apo jo, na dërgon drejt kolapsit”, tha ai.

“Kam kërkuar për vite të tëra që të ndryshohen turnetë evropianë nga brenda, sepse sinjalet e krizës ishin evidente tashmë para pandemisë. Sistemi është i koncentruar në mbajtjen e fuqisë nga monopoli (UEFA)”, tha Agnelli.

“Marrëveshja ndërmjet themeluesve ishte kushtëzuar si parandalim nga ana e UEFA-së me përjashtim nga turneu. Përgjigja ishte mbyllje, me terme ofensive dhe arrogante, që iu drejtuan tre klubeve”, përfundoi Andrea Agnelli.


Shtuar 4.06.2021 15:11