Aksident në Vinicë, katër persona të lënduar dhe arrestohet shoferi me 1,82 promilë alkool në gjak

Një aksident trafiku i shkaktuar nga një drejtues automjeti nën ndikimin e alkoolit ka përfunduar me katër persona të lënduar në Vinicë, ndërsa shoferi është ndaluar nga policia.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 22.10.2026, rreth orës 20:45, NJPB Vinicë është informuar për një përplasje në kryqëzimin e rrugëve „Marshall Tito” dhe „Leninova”. Në aksident janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve të markës “Audi”: njëri me targa të Vinicës, i drejtuar nga D.P. (42) nga Vinica, dhe tjetri i drejtuar nga P.P. (24) nga fshati Leski, në rrethinën e Vinicës. Ky i fundit ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes.

Të lidhura

None found

Si pasojë e aksidentit, J.P. (58) nga Vinica, bashkudhëtar në automjetin e drejtuar nga D.P., ka marrë lëndime të rënda trupore. Lëndime ka pësuar edhe D.P., ndërsa bashkudhëtarët e tjerë, I.P. (39) dhe E.P. (54), janë trajtuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Koçan dhe në Spitalin Klinik të Shtipit.

Pas ndërmarrjes së masave policore, P.P. është lokalizuar dhe privuar nga liria. Kontrolli ka treguar se ai e drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me 1,82 promilë alkool në gjak.

Ekipi i NJPB Vinicë ka kryer këqyrjen e vendit të aksidentit. MPB bëri të ditur se pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj P.P. do të dorëzohet kallëzim përkatës./Telegrafi/


Shtuar më 23.10.2026 16:11