Klubi i Butrintit të Sarandës ka kërkuar mirëkuptimin e tifozëve përmes një njoftimi zyrtar, pasi Disiplina e gjobiti me 300 mijë lekë të rinj.
Masa erdhi si pasojë e hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët e Butrintit, veprim që vuri në rrezik sigurinë e lojtarëve dhe të zyrtarëve të ndeshjes.
Të lidhura
None found
Klubi u bëri thirrje mbështetësve të sillen me përgjegjësi dhe të mos ndërmarrin veprime që cenojnë imazhin e tij apo rëndojnë financat për shkak të gjobave.
Butrinti garon në Grupin B të Kategorisë së Dytë dhe, pas 4 javësh, renditet i dyti me 9 pikë.






