Nuk është më i paprekshëm, Manchester City i vendos çmimin yllit të skuadrës

Kevin De Bruyne nuk është më i paprekshëm te Manchester City, pasi klubi anglez tashmë i ka caktuar çmimin mesfushorit belg.

Për ta lënë të lirë 32-vjeçarin në verë, “Qytetarët” kërkojnë të paktën 100 milionë euro pasi ai ende nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta rinovojë kontratën.

De Bruyne ka kontratë me City-n deri në verën e vitit 2025, ndërsa është pjesë e këtij klubi prej vitit 2015 nga skuadra e Freiburgut.

Së fundmi është rikthyer nga një dëmtim dhe ka shënuar një gol e ka bërë katër asiste në katër ndeshje të luajtura. Në total, ai ka 360 paraqitje për skuadrën e Guardiolës në të gjitha garat, ku regjistron 97 gola dhe 155 asistime. /PanoramaSport/


Shtuar 22.01.2024 14:35