Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka folur rreth zhvillimeve në Kosovë, teksa në panel ishte edhe sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.
Me anë të një postimi në X (ish-Twitter), Kurti shkroi se në fjalën e tij hyrëse duke folur për Kosovën, duke e quajtur atë si një histori suksesi.
“I nderuar për të dhënë fjalët hyrëse në Forumin Ekonomik Botërore rreth Kosovës si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songwe Vera, të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovë”, shkroi Kurti.
Po ashtu, Kurti gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore.
Të martën ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien me te cilin ka diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.
“SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.
Në fillim të punimeve në Davos, Kurti ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale, do të jetë siguria e Kosovës dhe mosshkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Honored to deliver opening remarks @wef about 🇽🇰 as a success story, on a panel on int'l finance moderated by @SaraPantuliano, alongside @David_Cameron @FettahNadia @SongweVera @DMiliband @EspenBarthEide @WorldBank VP Voegele—all of whom share our enthusiasm about 🇽🇰's progress. pic.twitter.com/fI2XmQIZjN
— Albin Kurti (@albinkurti) January 19, 2024