Një makinë e shtrenjtë Lamborghini Urus është parkuar prej ditësh në stacionin e trenit në Mançester (Angli), ku mori gjoba të shumta, ndërsa tani është mësuar se është vetura e yllit të Man United, Luke Shaw.
Shaw “harroi” makinën e tij, ku ndërkohë në xhamin e tij u shfaqën katër bileta parkimi.
Anglezi do të duhet të paguajë rreth 70 euro për secilën nga këto katër gjoba dhe mesa duket do të ketë më shumë gjoba derisa përfaqësuesi i Anglisë të largojë makinën e tij nga vendi ku e ka parkuar ilegalisht Lamborghinin.
Fjala vjen, bëhet fjalë për një makinë me vlerë gati 200 mijë euro.
Meqenëse ai fiton 160,000 euro në javë, çdo gjobë sigurisht që nuk do të përbëjë problem financiar për Shaw, i cili aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim./Telegrafi/