Një gol i anuluar në Kupën e Kombeve të Afrikës ishte aq i mirë që tifozët argumentuan se pozicioni jashtë loje duhej të ishte injoruar.
Sulmuesi i Algjerisë, Baghdad Bounedjah i kishte dhënë tashmë kombit të tij epërsinë në ndeshjen e tyre hapëse të turneut kundër Angolës kur ai prodhoi një moment magjie.
Ai kontrolloi një pasim mbi mbrojtjen kundërshtare për të krijuar një goditje mahnitëse, e cila absolutisht kaloi pranë portierit të pafuqishëm. Bounedjah u largua me shpejtësi në një festë të habitur.
Por, për fat të keq për të dhe për Algjerinë, vrapimi i tij ishte kthyer shumë shpejt në zhgënjim me gjyqtarin anësor që po mbante lart flamurin për pozicion jashtë loje. 32-vjeçari ra përtokë i zhgënjyer pasi kuptoi se akrobacioni i tij nuk do të kishin vlerë.
Dhe kjo është e kuptueshme, me fansat që mendonin se ky gol do të ishte i vlefshëm për çmimin Puskas (goli i vitit). Njëri komentoi: “Fatkeqësisht goli për çmimin Puskas nga AFCON u anulua. Çfarë gol ishte nga Algjeria”.
Një i dytë argumentoi: “Po të qëndronte do të ishte goli i turneut dhe ndoshta goli Puskas i sezonit”. Një i tretë reagoi: “Përfundim fantastik, le ta lejojmë këtë të llogaritet”. /Telegrafi/