Juventusi mbetet hije e Interit, fitore bindëse ndaj Sassuolos

Juventusi ka triumfuar 3-0 ndaj Sassuolos në kuadër të javës së 20-të në Serie A.

Ndeshja nisi me dominim nga Zonja e Vjetër, me çka edhe pasuan që të dy gola.

Ishte minuta e 15-të e takimit kur Fabio Miretti asistoi te Dusan Vlahovic, që realizoi për 1-0.

Sulmuesi i Bianconerëve realizoi edhe të dytin, tani në minutën e 37-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta ishte me ritëm paksa më të ngadaltë.

45 minutat e dytë nisën më mirë për mysafirët, kur rrezikuan me anë të Domenico Berardit (53’), por që goditja e tij shkoi jashtë.

Në minutën e 64-të të ndeshjes, italiani ishte i pafat, pasi nuk ia doli të mposhte Wojciech Szczesnyn.

Fitoren e vendasve e vulosi Chiesa në minutën e 89-të, realizoi për 3-0 nga një asistim i Manuel Locatellit.

Pas javës së 20-të, Juventusi gjendet në vendin e dytë me 49 pikë, dy më pak se Interi, ndërsa në xhiron e 21-të takohet me Leccen. /Telegrafi/


Shtuar 16.01.2024 22:58