Një banesë u përfshi nga flakët mëngjesin e së dielës në fshatin Kodhel të Lezhës, duke shkrumbuar gjithçka. Zjarri fillimisht është parë nga djali i madh i familjes, i cili ka zgjuar nënën dhe kanë dalë menjëherë. Ai ka pësuar vetëm pak djegie ndërsa nxirrte më të vegjlit por fatmirësisht vetëm me djegie të vogla.
Zjarrfikësit që mbërritën në vendin e ngjarjes shuan plotësisht flakët, por pa mundur dot të shpëtojnë asgjë që ndodhej brenda banesës. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. I zoti i shtëpisë kërkon ndihmë pasi thotë se i kanë mbetur vetëm muret e shtëpisë dhe se gjithçka tjetër është shkrumbuar.