Gabriele Mezini, i lindur në Tiranë në vitin 1994, është ish-futbollisti i cili, sot iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP”. Një dëmtim e detyroi, Mezinin, të braktiste ëndrrën e tij më të madhe, të ishte një futbollist profesionist.
Ai prej 6 vitesh është tërhequr nga futbolli i luajtur, teksa në të kalurën ka qenë pjesë e Partizanit.
Big Brother, zgjodhi që sot t’ia rikujtonte disi ato emocione, duke e zhvendosur në një mini-fushë futbolli, ku e priste dhe ish-shoku i tij i skuadrës, portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha.
“Ne njihemi prej kohësh dhe unë i uroj vetëm më të mirat dhe sa më shumë suksese”– tha portieri i Partizanit për Gabrielen. /panoramasport/