Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Levan në afërsi të Panajasë.
Dyshohet se ngjarja mund të jetë aksidentale dhe ka ardhur si pasojë e një defekti në mjet.
Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë zjarrfikësja dhe policia janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes.