Elvira Lundgren ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me videon e fundit ku shfaqet me flokë krejtësisht të ngrira, ndërsa ndodhet në veri të Suedisë ku temperaturat kanë rënë në minus 30 gradë Celsius.
Pamjet e publikuara nga Lundgren shërbejnë më së miri për të demonstruar temperaturat që kanë mbërthyer vendin, transmeton Telegrafi.
“Temperaturat kanë arritur në minus 30 gradë Celsius, andaj më duhej ta bëja një eksperiment të vogël”, thuhej në mbishkrimin e videos.
Ndërkohë, së fundmi Suedia ka regjistruar natën më të ftohtë që nga viti 1999 , me një temperaturë prej minus 43.6 gradë Celsius në veri të vendit.