KQZ ndan para për partitë: VV-ja mbi 2 milionë, PDK-ja 760 mijë euro, LDK-ja 640 mijë…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për caktimin e shumën e mjeteve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.

Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme, 4 milion e 800 mijë euro.

Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe kontrollit Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga 15 parti politike.

Sipas tij, shuma e ndarë për këto subjektet politike për sivjet është rritur për 600 mijë euro.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se me nëntë vota për është miratuar kjo pike e rendit të ditës.

Sipas tabelës së KQZ-së, shuma për Lëvizjen Vetëvendosje është 2 milionë e 52 mijë euro, derisa shuma e ndarë për shpenzime të deputetëve është 228 mijë euro. Në total, shuma e ndarë për këtë subjekt është 2 milionë e 280 mijë euro.

Për PDK-në, janë ndarë 684 mijë euro, derisa shuma për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 76 mijë euro, që në total janë 760 mijë euro.

LDK-ja do të ketë në dispozicion 576 mijë euro, ndërkohë që shuma e ndarë për shpenzimet e deputetëve është 64 mijë euro, ndërsa totali, për LDK-në janë ndarë 640 mijë euro.

Për Listën Serbe janë ndarë 324 mijë euro. Shuma e ndarë për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 36 mijë euro, apo në total 360 mijë euro.

AAK-së i janë ndarë 288 mijë euro, derisa për shpenzime të deputetëve 32 mijë, apo në total 320 mijë euro.

Pjesa tjetër e Fondit i takon partive të vogla minoritare që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës.


Shtuar 12.01.2024 16:38

Tags: ,