Kryeministri Rama: Vlora një nga 10 destinacionet e lakmuara turistike

Këtë të mërkurë, kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, bëri të ditur se Vlora renditet si një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike, në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024.

Gjithashtu, Rama thotë se Vlora e rilindur ka rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare, për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe me Vlorën e Rilindur, që është një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Vitin që lamë pas, numri i turistëve të huaj që vizituan vendin tonë arriti në 10.1 milionë, duke shënuar një rekord historik.


Shtuar 10.01.2024 10:20