Milan ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Empolit, në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit italian.
Rossonerët kaluan në avantazh me anë të Ruben Loftus Cheek (11’) i cili shfrytëzoi më së miri asistimin e Rafael Leaos për të shënuar për 1-0.
Mysafirët nuk u ndalën më kaq dhe në minutën e 29-të fituan penallti pas prekjes së topit me dorë nga lojtari i Empolit.
Nga pika e bardhë i saktë u tregua Olivier Giroud (32’) i cili realizoi për rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë ra disi ritmi i ndeshjes, por Milani arriti që të shënojë edhe një gol tjetër
Ruben Loftus Cheek (51’) ishte shumë afër golit të dytë personal në këtë takim dhe të tretit për Milanin, por gjuajtja e tij shkoi shumë pranë shtyllës.
Ishte Chaka Traore (89’) ai që realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0 pas asistimit të amerikanit Christian Pulisic.
Në këtë takim u paraqit edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli i cili luajti për 90 minuta.
Me këtë fitore Milani e ka përforcuar pozitën e tretë në tabelë dhe tani ka 39 pikë të grumbulluara pas 19 ndeshjeve të zhvilluara.
Kuqezinjtë do të rikthehen në aksion të mërkurën, ku do të presin në “San Siro” ekipin e Atalantës në kuadër të Kupës së Italisë./Telegrafi/