Dhunuan tre shqiptarë në Malin e Zi, arrestohen pesë nga autorët

Autoritetet malazeze, kanë arrestuar 5 persona të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj 3 shqiptarëve ditën e djeshme, në Hercegnovi të Malit të Zi.

Sipas autoriteteve malazeze, autorët janë me kombësi malazeze, më konkretisht nga Hercegnovi.

Raportohet se përveç 5 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të dyshuar.

“Janë arrestuar 5 nga dhuna ndaj 3 shqiptarëve dje në Malin e Zi. Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë për ngjarjen e djeshme në afërsi të qytetit Hercegnovi. Tre të rinj shqiptarë janë sulmuar nga 7 persona. Fillimisht kanë qëlluar automjetin e tyre dhe më pas kanë ushtruar dhunë fizike. Nga komunikimet mes palëve është se kjo çështje nuk ka të bëjë me çështje etnike. Ndërsa sipas një prej të dhunuarve dyshohet për dhunë etnike, pasi kanë pasur një flamur shqiptar në pasqyrën e makinës. Të rinjtë shqiptarë kanë qenë duke komunikuar shqip me njëri-tjetrin dhe janë dëgjuar nga autorët, të cilët i kanë dhunuar fizikisht”.


Shtuar 7.01.2024 14:47