E mbylli vitin si titullar, shihni statistikat dhe notën e Brojës në fitoren e Chelsea-t

Armando Broja e mbylli vitin si titullar në ndeshjen që Çelsi fitoi ndaj Luton me shifrat 3-2. Trajneri Poçetino i besoi sulmuesit kuqezi një vend në majën e repartit të avancuar, në një rol që ai po përshtatet ta bëjë në radhët e bluve.

Futbollisti nuk kishte mundësi të mëdha për të treguar veten e tij në këtë ndeshje, duke u munduar më shumë të kthehej në pikë pasimi për shokët e skuadrës. Megjithatë në një ndeshje shumë të luftuar, ku ai ishte në fushë për 62 minuta, Broja regjistroi statistika mjaft interesante në të dhënat e përpiluara nga SOFASCORE.

Kjo e fundit, për statistikat e prodhuara nga futbollisti gjatë ndeshjes, i ka vendosur atij notën 6,5 për paraqitjen ndaj Luton. /Panoramasport/


Shtuar 30.12.2023 17:39

Tags: ,