Gjykata e Posaçme pritet të jap sot vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin SPAK ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Irena Gjoka do të jetë gjyqtarja e çështjes, teksa séance pritet të mbahet me dyer të mbyllura.
SPAK iu drejtua Gjykatës më 22 dhjetor, pasi mori autorizim nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Berishës, i cili është nën hetim për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Pas kërkesës, Gjykata kishte 5 ditë kohë në përputhje me ligjin për të vendosur.
Kujtojmë që Berisha nuk e zbatoi më herët masën e sigurisë “detyrim paraqitje” pasi nuk u paraqit në Gjykatë në ditët e caktuara.
Berisha e kishte cilësuar antikushtetues vendimin, njëlloj si ka quajtur edhe kërkesën e SPAK që do të shqyrtohet sot.
Kuvendi votoi me 75 vota pro për heqjen e imunitetit ndaj Berishës, gjë që I hapi rrugë SPAK për të kërkuar një masë më të fortë sigurie.