Ndodh edhe kjo! Ushtarët amerikanë pushtojnë gabimisht fabrikën në Bullgari, ambasada kërkon falje

Një indicent i pazakontë ka ndodhur në një fabrikë në Bullgari.

Ushtarët e Brigadës 173 Ajrore të cilët ishin pjesë e stërvitjes “Swift Response 21”, ishin duke kryer trajnime në bazën ajrore të Cheshnegirovo pak ditë me parë kur gabimisht u futën në fabrikë dhe gjithçka u filmua edhe nga kamerat e sigurisë.

Trajnimi nisi nga baza ajrore Papa në Hungari, ku ushtarët fluturuan me një avion C-17 Globemaster III drejt Bullgarisë. Më pas, ata kontrolluan disa ndërtesa para se të mbërrinin edhe në fabrikë, ku menduan se ishte pjesë e bazës ajrore, sipas ambasadës amerikane, e cila theksoi se ushtarët nuk qëlluan asnjëherë gjatë këtij trajnimi.


Shtuar 2.06.2021 15:30