Si ta përdorni mjaltin për lëkurë të shëndetshme

Përveç shijes së shkëlqyer, mjalti është i dobishëm për trajtimin e lëkurës tuaj. Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë përfitimet e lëkurës nga mjalti dhe mënyrën sesi ta përdorni

Përfitimet:

  • Mjalti mund të ndihmojë në sëmundjet e lëkurës siç janë aknet dhe psoriaza.
  • Ndihmon në luftën kundër infeksioneve të lëkurës.
  • Mund të përmirësojë pamjen e lëkurës.
  • Ndihmon në ndalimin e formimit të rrudhave.
  • E bën lëkurën të duket më e re.
  • Ndihmon në shërimin e plagëve të vogla

Si mund ta përdorni:

Së pari duhet të dini se para se të përdorni mjaltë në lëkurën tuaj, është e rëndësishme të bëni një provë. Vendosni një sasi të vogël të mjaltit në një zonë të vogël të lëkurës tuaj dhe prisni të paktën 20 minuta. Nëse lëkura është e irrituar, atëherë patjetër nuk duhet të përdorni mjaltë.

Përndryshe, pasi të keni pastruar lëkurën tuaj me ujë dhe sapun, vendosni mjaltin në fytyrë ose në zona të tjera të lëkurës. Lëreni të veprojë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me shumë ujë. Rezultatet do t’ju befasojnë./albeu.com