Një makinë tip “Audi’ ka përplasur një këmbësore në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës, në afërsi të tregut.
Mësohet se e lënduara është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Bluzat e bardha bëjnë me dije se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.