VIDEO / Goditja e këndit gjeniale, kthehet në një supergol

Një goditje nga këndi unike që funksionoi në perfeksion është bërë virale në rrjetet sociale.

AFC Hackleton duke luajtur në Northamptonshire fundjavën e kaluar dhe gjatë lojës ata morën një goditje nga këndi.

Teksa të dyja skuadrat u rreshtuan në kuadrat për të pritur goditjen nga këndi, një nga lojtarët e AFC Hackleton shkoi drejt këndit dhe e vendosi topin dhe preku topin me këmbe pa e marë vesh ekipi kundërshtar.

Pastaj shoku i tij i skuadrës vrapoi në zonën e penalltisë, me kundërshtarët që menduan qartë se shoku i tij ishte gati për të goditur nga këndi, por në vend të kësaj ai filloi të driblonte topin drejt zonës, pasi kuptoi se goditja nga këndi ishte kryer tashmë.

Teksa arriti në buzë të zonës, ai gjuajti me këmbën e majtë drejt portierit edhe shënoi një supergol.


Shtuar 12.12.2023 22:46