Klubi uellsian Pontypridd United po përballet me dënimin më të madhe në historinë e futbollit.
Kjo skuadër e cila garon në kategorinë e dytë të futbollit uellsian, mund të mbetet pa 141 pikë, gati pesë herë më shumë se rekordi i mëparshëm (30 pikë).
Sipas Daily Star, Pontypridd United shkeli rregullat e Federatës së Futbollit të Uellsit 18 herë, por mohoi të gjitha akuzat, gjë që e bëri dënimin edhe më të madh.
Pontypridd, ekip që është themeluar në vitin 1992 ka qenë nën hetim për disa parregullsi në lidhje me kontratat e lojtarëve të saj.
Ata kishin disa borxhe ndaj lojtarëve dhe disa prej tyre nuk ishin regjistruar siç duhet. Përveç kësaj, në ndeshjet zyrtare ata përdorën lojtarë që nuk i plotësojnë kërkesat.
Prandaj, një dënim i ashpër ishte i pashmangshëm, por 141 pikë është një rekord absolut në futboll. Deri më tani, dënimi maksimal ishte 30 pikë.
Dënimi prej 141 pikësh nuk do të zbatohet i plotë këtë sezon. Siç qëndron situata, Pontypridd United ka mbetur me vetëm 6 pikë dhe 135 pikë tjera do t’i hiqen nëse përsërisin të njëjtën shkelje deri në fund të sezonit 2024/25. /Telegrafi
?? Now this is crazy, a team in Wales named Pontypridd United have been handed a 141 points deduction due to alleged breaches of player contracts.
A six point deduction will be imposed for this season while the remaining 135 points suspended until the end of 2024/25. pic.twitter.com/xcejjQSs68
— CentreGoals. (@centregoals) December 11, 2023