Vetëm disa orë pas përfundimit të armëpushimit, 32 palestinezë të vrarë në Gaza

Lufta mes Izraelit dhe palestinezëve ka rifilluar pas mbarimit të armëpushimit në Gaza mëngjesin e sotëm.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Kidreh, 32 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga sulmet izraelite mëngjesin e sotëm.

Pak më parë ai kishte deklaruar se 14 palestinezë u vranë në dy orët e para pas skadimit të armëpushimit dhe se shumica e tyre ishin gra dhe fëmijë.

Në të njëjtën kohë, Brigadat al-Quds, e cila është krahu i armatosur i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, njoftoi se kishte sulmuar qytetet izraelite mëngjesin e sotëm në përgjigje të “krimeve kundër popullit tonë”.

Hamasi tha sot se Izraeli mban përgjegjësi “për rifillimin e luftës dhe agresionit” në Rripin e Gazës, pasi brenda natës refuzoi të gjitha propozimet për lirimin e pengjeve të tjerë. Irani fajëson SHBA-në dhe Izraelin për rifillimin e armiqësive


Shtuar 1.12.2023 10:00