Terror në Europë, katastrofa dhe krizë ekonomike, parashikimet e Baba Vanga për vitin 2024

Baba Vanga, e lindur si Vangeliya Pandeva Gushterova, vdiq në 1996 në moshën 84-vjeçare, megjithatë profecitë e saj kanë mbetur jashtëzakonisht të sakta përgjatë viteve. Kjo grua mistike bullgare thuhet se i ka fituar aftësitë e saj profetike pas një stuhie të fortë që rezultoi në humbjen e shikimit në moshën 12-vjeçare.
Gjatë gjithë jetës së saj, ajo bëri parashikime të shumta befasuese për ngjarjet globale.
Ajo është cilësuar shpesh si Nostradamusi i Ballkanit.

7 parashikimet e Baba Vangës:

Vrasja e presidentit rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin do të vritet nga një nga bashkëkombësit e tij në vitin 2024, sipas Baba Vangës.
Rastësisht, muajin e kaluar, dikush në një kanal telegram rus të quajtur “General SVR” pretendoi në mënyrë të rreme se Putini kishte vdekur. Megjithatë, Kremlini e mohoi këtë, duke e quajtur ide absurde.
Andrii Yusov, një zëdhënës i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, akuzoi më vonë Rusinë për përhapjen e një thashethemi për vdekjen e Putinit për të testuar popullaritetin e tij.

Terrori evropian

Ajo ka hamendësuar se Evropa do të shihte një rritje të terrorizmit dhe se një “vend i madh” ose do të kryente teste të armëve biologjike ose sulme në vitin që vjen.

 Katastrofat klimatike

Ajo parashikoi se katastrofat natyrore do të jenë të shumta vitin e ardhshëm.
Vanga tha se përveç ngjarjeve të motit, mund të ketë edhe një rritje të nivelit të rrezatimit.

Kriza ekonomike

Vanga parashikoi se rritja e borxhit, tensionet globale dhe zhvendosja e pushtetit nga Perëndimi në Lindje do të nxisin një krizë ekonomike. 

Sulmet kibernetike

Ajo tha se hakerat do të fillojnë të synojnë infrastrukturën si rrjetet elektrike dhe impiantet e trajtimit të ujit, të cilat do të amplifikojnë kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Revolucioni teknologjik

Vanga  ka thënë se informatika kuantike do të shohë një përparim të madh, pasi kompjuterët kuantikë përpunojnë informacionin më shpejt se kompjuterët standardë.
Ajo gjithashtu parashikon një rritje të përdorimit të inteligjencës artificiale (AI).

Zbulime mjekësore

Vanga ka një lajm të mirë, së shpejti do të kemi kurën si për kancerin, ashtu edhe për sëmundjen e Alzheimerit.

Ajo parashikoi gjithashtu se komunizmi do të kthehej në vitin 2076.
Parashikimet e saj ndalen në vitin 5079, vit kur ajo parashikon se bota do të marrë fund!


Shtuar 1.12.2023 10:04