Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Qafë Bualli-Bulqizë.
Policia informon se në aksident janë përfshirë automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin G.K., 61 vjeç, me automjetin tip autobus, me drejtues shtetasin Z.D., 36 vjeç.
Të lidhura
None found
Nga përplasja e automjeteve ka mbetur i dëmtuar vetëm shtetasi G.K., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/albeu.com
