Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj që shpërndanin drogë në Shkodër. Atyre, lënda narkotike e paketuar në doza të vogla, u është gjetur në makinë, gjatë një kontrolli.
Të arrestuarit janë: N. H. 25 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, të dy banues në Koplik.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 2 poseduesit. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Seksionit të Trafikut Interurban & Urban në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
N. H., 25 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, të dy banues në Koplik.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, është organizuar puna dhe vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Koplikut”, nga punonjësit e Policisë Rrugore në DVP Shkodër është ndaluar mjeti me të cilin udhëtonin këta shtetas.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.