U raportua për të shtëna në ajër, në Peqin u sekuestruan 20 gëzhoja të dala nga dy armë të ndryshme

Paraditen e sotme u raportua për të shtëna me armë në qytetin e peqinit, ku i pranishëm ishte dhe kyebashkiaku Bukurosh Maçi.

Nga informacionet e para u raportua se dy personat L. E. dhe A. C., pas një sheri mes tyre kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në ajër, në këtë moment ka ndërhyrë dhe kryebashkiaku Maçi për të shuar sherrin, madje ka debatuar me njërin prej tyre.

Por burime brenda grupit hetimor thanë për AlbEu.com, se në ngjarjen e ndodhur pranë kalasë së Peqinit, janë sekuestruar 20 gëzhoja të dala nga dy armë të ndryshme pistoletë dhe kallashnikov.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk rezulton të jetë qëlluar në ajër, por drejt, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 24.11.2023 18:27