Dentisti dhe mjeku estetist, Robert Renxa që po bëhet çdo ditë e më I njohur për median e sidomos rrjetet sociale ka publikuar së fundmi një video në InstaStory që ka turbulluar gjithë rrjetin.
Doktori shfaqet në mes të Tiranës dhe në krah mban gazetaren e njihur Fjodora Fjora.
“Të na shohin të gjithë që jemi të dashuruar. Më do? Do martohesh me mua?”
Mes lutjesh për ta zbritur në tokë Fjodora i përgjigjet se e do e madje i thotë “Po” propozimit të tij për martesë.
Gjithashtu në Instagram ato shihen gjithë kohën duke i shprehur dashurinë njëri-tjetrit, “Aman se vdiqa për ty”, shprehet moderatorja në një nga fotot për doktorin.
Kujtojmë se Fjodora është nënë e një djali 7 vjeçar, Alteos./albeu.com/