“Arresti shtëpiak” nuk i prish biznesin të riut në Durrës, shet drogë i qetë jashtë banesës

“Arresti shtëpiak” nuk e ka penguar një 22-vjeçar nga Durrësi që të vijonte i qetë “biznesin” e tij jashtë banesës.

Policia njofton se ka arrestuar  Gani Roçin, i cili theu masën e sigurisë “Arrest me burg”  të caktuar për shitje të dozave të cannabisit, për të kryer të njëjtën veprimtari kriminale.

Të lidhura

None found

Pas kontrollit fizik, në lagjen  nr. 17, 22-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje. Në vijim, nga verifikimet rezultoi se shtetasi Gani Roçi aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”./albeu.com


Shtuar 22.11.2023 13:37